Francesco Totti është pozitiv për Covid-19. Ish sulmuesi i Romës është infektuar me Covid-19 dhe është në izolim në vilën e tij në pritje të negativizimit.

Edhe gruaja e tij Ilary Blasi ishte e infektuar me koronavirus. Me 12 tetor Totti kishte humbur babanë e tij Enzo pikërisht për shkak të Covid, nëna e tij gjithashtu doli pozitive por me një formë më të butë.

Ka mijëra mesazhe në rrjetet sociale për familjen që i uron një shërim të shpejtë. Më 17 tetor në “Rome Film Festival” u prezantua filmi “Emri im është Francesco Totti”, në të cilin ai nuk donte të merrte pjesë, duke preferuar disa ditë më vonë të shkonte në kinema me disa miq.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re