Mijëra palestinezë, nga e premtja e kaluar protestojnë qetë në kufirin në Gaza, duke shënuar kështu Ditën e Tokës, në përkujtim të 30 marsit 1976, atëherë kur Izraeli u morri mijëra hektarë tokë.

Dita e Tokës shënohet në Palestinë dhe paraqet një formë të rezistencës palestineze, për të marrë tokën e pushtuar nga Izraeli, por njëkohësisht, synon të sensibilizojë bashkësinë ndërkombëtare për të mbrojtur popullin palestinez, themelimin e shtetit të Palestinës dhe kthimin e refugjatëve në vendlindje.

Me tubimet e së premtes kanë filluar protestat gjashtëjavore të cilat do të kulmojnë më 15 maj kur palestinezët shënojnë “Nakba” (katastrofën), ditën kur u themelua Izraeli.

Protestuesit kanë ngritur një kamp në kufirin me Izraelit, të cilin e vizitoi një ekip i AA-së.

Palestinezët ditën protestojnë, ndërsa në mbrëmje tubohen rreth zjarrit duke lexuar poezi, ndërkohë që nuk mendojnë as vallet popullore.

Kampi është ngritur sipas modelit të kampeve të para të refugjatëve palestinezë, nga viti 1948, dhe në hyrjen e tij ka një flamur palestinez dhe një poemë e poetit palestinez Muhammed Dervish “Ka gjëra të vlefshme për të jetuar në këtë tokë”.

Vizitorët e kampit mund të shërbehen me kafe dhe ushqim, ndërsa më të rinjtë, kanë gjetur hapësirën e tyre për futboll. Për tu strehuar nga në sulm i mundshëm izraelit, demonstruesit kanë vendosur barrikada, ndërsa menjëherë në anën tjetër të gardhit gjembor, ndodhen ushtarët e armatosur izraelitë.

Të rinjtë palestinezë nuk hezitojnë të gjuajnë ndonjë gurë në drejtim të ushtarëve, të cilët kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Në kamp ka të angazhuara edhe ekipe mjekësore, që kanë punë për të ndihmuar demonstruesit e rinj të plagosur, ose ata që thithin sasi më të madhe të gazit lotsjellës. Gjatë ditës, demonstratat karakterizohen nga shumë tym, prej gomave të djegura dhe slogane kundër Izraelit, ndërkohë që pas perëndimit të diellit, situata në kamp është e qetë, dhe merr një atmosferë krejt tjetër.

Demonstruesit bashkë kryejnë namazin, përgatisin darkën, e pastaj mblidhen rreth zjarrit për të biseduar, lexuar poezi patriotike, por edhe luajnë valle tradicionale.

Njëri nga protestuesit, Deyfullah Abdullah Abu Seyf, tha se palestinezët nuk kanë çfarë të humbin, dhe se do të protestojnë deri në shfuqizimin e bllokadës ndaj Gazës./.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re