Pamje të frikshme vijnë nga SHBA, ku në një autostradë, kur për shkak të stuhisë së borës ka ndodhur një përplasje mes të paktën 50 automjeteve.

Tre persona humbën jetën dhe të paktën 20 u plagosën në këtë aksident masiv, nga më tragjikët në SHBA.

 

Aksidenti apokaliptik ka ndodhur në verilindje të Pensilvanisë rreth orës 10:30. (koha lokale) për shkak të dukshmërisë së ulët nga një stuhi bore që ka goditur zonën.

 

Një video e postuar në rrjetet sociale tregon përplasjet e dhunshme të tipit domino të automjeteve që rrëshqasin dhe përfundojnë jashtë rrugës, si dhe kamionë me ngarkesa të panjohura marrin flakë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re