Vazhdon rënia masive e gurëve në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit” duke krijuar jo pak dëme ne disa makine te cilat kane qene duke kaluar ne kete aks diten e sotme.

Ky vend i cili per cdo here kur ka reshje shiu behet burim aksidentesh ne aksin Elbasan-Librazhd, si nga kthesat e forta, barrierat e dobet a mbrojtese dhe guret qe bien vazhdimisht.

Kamera e Fax News, diten e sotme ishte per te raportuar edhe nje autobuz me 20 pasagjer I cili shpetoi nga renia ne ujerat e ftohta te Shkumbinit dhe qe nga mengjesi deri me tani kompania e mirembajtjes se rruges ka qe ne lufte me guret qe vazhdojne e bien pa pushim.

Per gjate gjithe keti segmenti ka punetor te mirembajtjes te cilet me lopata vazhdojne te largojne guret nga rruga por pergjegjesi a me e madhe u takon shofereve te cilet ne kete vend duhet te respektoj e rregullat e qarkullimit, te ulin shpejtesi e dhe te jene te kujdesshem per te shmangur aksidentet.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re