Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e 3 personave ka ndodhur pak para mesnate në Tiranë, pranë kodër-kasharit.

Mjeti ku udhëtonin katër persona, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një banese, ku për pasojë tre pasagjerët kanë humbur jetën në vend.

Drejtuesi i mjetit një 27-vjeçar i identifikuar si Zija Murati, ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.

Siç shihet dhe në foton e mëposhtme të siguruar nga Faxweb.al mjeti që drejtohej nga Murati ka marrë dëmtime të shumta, ndërkohë që vijojnë hetimet për shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Në kodër-kashar, rreth orës 23:30, shtetasi Z. M., 27 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

Si pasojë kanë ndërruar jetë 3 pasagjerë në këtë mjet shtetasit me iniciale L. S., I. S dhe D. D., ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re