Fieri është qendra e qarkut të dytë më të madh në vend pas Tiranës. Bashkia e madhe Fier numëron rreth 200 mijë banorë. Ky rreth, kosiderohet po ashtu zona e dytë më e rëndësishme kontributore në Prodhimin e Brendshëm Bruto në shkallë vendi dhe është ndër 3 qarqet me nivelin më të lartë të të ardhurave për frymë.

Por, këto statistika vlenin deri para nisjes së krizës së Covid-19. Ende nuk mund të flasim për llogari, por trendi është i qartë tashmë edhe për Fierin për dëmet e mëdha ekonomike që po shkakton koronavirusi.

Grupi i xhirimit të Top Story ka filmuar këto pamje në qytetin e Fierit këto ditë Prilli. Një prej qyteteve me volumin më të lartë të qarkullimit të njerëzve dhe mallrave është më i heshtur se kurrë. Rrugët e Fierit janë bosh.

Edhe aty qytetarët janë detyruar të izolohen nëpër banesa për shkak të armikut të padukshëm Covid-19. Fieri është një bashki me aktivitet ekonomik tepër të larmishëm. Nga industria nxjerrëse e përpunuese, tek bujqësia, blegtoria, shërbimet turizmi.

Fieri numëron rreth 7 mijë ndërmarrje në total. 78 % e tyre janë biznese të vogla ndërsa 22 % të mëdha.

Duke qenë një qytet industria, Fieri ka ende në punë këtë sektor pavarëisht krizës. Ky sektor zë afro 30 % të prodhimit dhe janë të punësuar rreth 42 mijë persona. Zëri kryesor në këtë sektor është nxjerrja dhe përpunimi i naftës. Në zonën e Patos-Marinzës në Fier përllogariten 2 miliardë fuçi nafte rezervë. Aty puna vijon dhe është një lajmi i mirë për komunitetin.

Fieri është një prej zonave me potencialet më të mëdha bujqësoro-blegtorale. Mbi 70 % e tokës atje e është këtij karakteri shfrytëzimi. Në Fier numërohen mbi 380 ferma blegtorale dhe mbi 300 sera. Ngushtimi i mundësive të tregtimit, e ka zhytyr në krizë sektorin.

Qindra të vetëpunësuar po shohin të tregtojnë produktin në nivelet e kostos së prodhimit. Shumë të punësuar në ferma kanë humbur vendet e punës.

Pavarësisht punës së pandërprerë në motorin e ekonomisë në Fier që është industria, situata është serioze në të gjithë sektorët e tjerë ku është numri më i lartë i të punësuarve. Mijëra qytetarë kanë humbur vendet e punës gjatë kësaj kohe e nëse situata e bllokimit vijon, mijëra biznese të vogla janë në rrezik të pashmangshëm falimenti./Marrë nga faqja zyrtare e Top Story.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re