Sipas një raporti nga Qendra për Studime të Lindjes së Mesme (ORSAM) me bazë në Ankara, Iraku dhe Irani së fundmi kanë parë një trend në rritje të niveleve të varfërisisë për shkak të efekteve shkatërruese të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Şerife Akici, një eksperte e studimeve mbi Lindjen e Mesme dhe ekonominë afrikanë, në raportin e botuar nga ORSAM tha se varfëria në Irak, që arriti në 20 për qind në vitin 2018, pas shpërthimit të pandemisë COVID-19 është rritur në 31,7 për qind.

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Irak aktualisht është 542.187, përfshirë 12.086 vdekje dhe 472.054 të shëruar.

Varfëria në Iran, vendi me numrin më të lartë të viktimave të koronavirusit në Lindjen e Mesme, është kthyer në një problem strukturor në vitet e fundit.

Sipas raportit të ORSAM-it, i cili citon të dhëna nga Banka Botërore të vitit 2017, rreth 13 për qind e popullsisë iraniane ka jetuar me më pak se 5.50 dollarë në ditë.

Problemet themelore strukturore të ekonomisë iraniane u thelluan me ri-imponimin e sanksioneve amerikane kundër vendit në vitin 2018 dhe shfaqjen e rasteve të para të koronavirusit në qytetin Qom në shkurt të këtij viti.

Irani ka raportuar gjithsej 894.385 raste të koronavirusit, përfshirë 46.207 vdekje.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, të gjitha 31 provincat e Iranit aktualisht janë përcaktuar si zona të kuqe me një rrezik të lartë të transmetimit të virusit.

AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re