Isa Bajrami

Njerëzit që këtë fundjavë kanë shkuar në Dajt, mbasi qe jane kthyer dua ti takoj shumicën prej tyre. Dua ti pyes si dukej Tirana e mbushur me kamera nga ajo lartesi me shikim me sy te lirë. Pse jo, ngaqë s’më pëlqen të lexoj libra populist, doja ti pyesja filozofikisht: rrezët e diellit mbasi binin pingul mbi godinat e universiteteve, a perthyeshin me pas, horizontalisht? Dua ta di këtë për të kuptuar raportin e zhvillimit teknologjik me njeriun. Mua, në veten time me shqeteson “moskuptimi” se, pse duhen prerë pemët poshtë Teleferikut duke formuar një rrugë me pemë të prera, kur ato pemë është e pamundur të arrijnë lartesinë e Teleferikut dhe kur teleferiku ka rrugë ajrore. Por për këtë s’dua ti pyes ata që kane shkuar me teleferik – se duke qenë dhe disi të lodhur – ata mund të më thonë ti qenke budalla.

Gjithashtu unë pa zgjidhur këtë problem – dhe po të isha filozof urban, prapë s’do kërkoja të zgjidhja “moskuptimin” tjetër se pse duhen kaq korsi biçikletash në këtë qytet. Por di që ne njerëzit jemi shumë hipokrit. Saqë pemet lart i krasisim për mirëmbajtje, i mbushim dhe me dekore madje, mirëpo rrënjët ua kemi mbuluar me asfalt. I keni parë gjethet sesi bien me delikatese, madje tek bien lekunden sa andej kendej, sikur dosjet që transferohen sa andej këndej në pajisjet teknologjike smart. Pastrueset e lokaleve dhe të dyqaneve sapo bien pak gjethe, menjëherë i pastrojnë. S’më vjen mirë fare për këtë. Apo ju thoni që për pronaret e lokaleve e të dyqaneve, gjethet jane “dosje” qe s’i hyjne me në punë dhe duhen fshirë, ndersa lulet janë “dosjet” që ata ruajnë në zemrat e tyre. Mua seç më përngjan piramida e njohur e këtij qyteti si pemë me trungun e prerë që është gati për shartim. Mirëpo ka 30 vjet qe s’po mban shartese, dhe as që po kalbet. Madje leshon bisqe të rinj, të egër, të padobishem, helmues. Pranverën e ardhëshme, diku andej nga muaj Prill – kur edhe behen shartesat -( mund ta keni lexuar nga shpëjtsia dhe që janë Zgjedhjet) duhet një mjeshter shartese, dhe ta zgjidh një herë e mirë këtë problem. Të kisha shkuar dhe unë në Dajt, sepse nuk e ndjej veten pjesë të këtij qyteti, kur nuk jam konsumator i mirë, për ti kontribuar shoqerisë se shtetit me biznesin për İnceratoret. Ne si popull kemi humbur Hirane por s’kemi gjetur as Olimpin. Prandaj s’behet vendi yne Shqiperia.

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re