E gjithë bota flet për talentin Lamin Jamal i cili edhe njëherë tjetër u tregua fantastik në Europian, në ndeshjen kundër Gjeorgjisë.Mbrëmë ai vendosi një rekord tjetër duke u bërë lojtari më i ri që ka luajtur ndonjëherë një ndeshje me eliminim direkt në fazën finale të një kampionati Europian. Jamal i mori vendin rivalit tij tek Real Madrid, Xhud Bellingam. Në Euro 2020 (në vitin 2021) anglezi zbriti në fushë 18 vjeç e 4 ditë kundër Ukrainës (ajo ndeshje përfundoi 4-0), ndërsa spanjolli e kaloi duke dalë në fushë 16 vjeç e 353 ditë.

Tashmë anësori i Spanjës kërkon një rekord tjetër që tani për tani i përket zviceranit Xhohan Vonlanten, i cili shënoi gol në moshën 18 vjeç e 141 ditë në Europian. Mbrëmë iu afrua shumë, por nuk ia doli dhe do të provojë sërish në çerekfinalen kundër Gjermanisë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re