Kriza e fortë e çmimeve duket se i përket vitit 2022.

 

Parashikimet e Bankës së Shqipërisë për vitin aktual janë më optimiste, me çmime më të stabilizuara jo vetëm në tregun e huaj, por edhe në atë vendas, duke dhënë sinjale pozitive se rikthimi i inflacionit në objektiv do të jetë më i shpejtë nga çfarë parashikohej më parë.

 

 

ERALD THEMELI

DREJTOR, DEPARTAMENTI I POLITIKES MONETARE, BSH

“Informacioni i marrë në muajt e fundit ka qenë edhe më i mirë se parashikimet tona. Rritja ekonomike ka qenë e fortë dhe e qëndrueshme dhe inflacioni ka ardhur në rënie. Çmimet janë të stabilizuara dhe kursi i këmbimit është forcuar. Të gjitha këto na japin komfort në analizat që këto goditje do të mbeten kalimtare, sado të forta. Kemi një pikë kthese të inflacionit jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera dhe kjo na bën të themi që inflacioni në vend do të jetë në rënie edhe në muajt në vijim,. Kemi pasur edhe një kurs këmbimi të fortë që ka ndihmuar në kontrollin e inflacionit.”

 

Prej kushteve më të favorshme ekonomike, edhe rritja e normës bazës të interesit të lekut që do të bëjë Banka e Shqipërisë gjatë këtij viti do të jetë më e butë se ajo e vitit që lamë pas.

 

 

ERALD THEMELI

DREJTOR, DEPARTAMENTI I POLITIKES MONETARE, BSH

“Vazhimi i normalizimit të politikës monetare është i nevojshëm për të rikthyer inflacionin në 3%, por jo me atë shpejtësi dhe madhësi si vitin e shkuar.”

 

Normalizimi i deritanishëm i politikës monetare u përcoll direkt tek interesi i kredisë për individë, që në tremujorin e katërt të vitit arriti në 8%, nga 7.6% që ishte në tremujorin e tretë. Për pasojë, individët hezituan të marrin kredi të reja gjatë periudhës së fundit të vitit.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re