Fill pas urdhrit të Putin për të nisur pushtimin e Ukrainës, një sërë videosh e imazhesh kanë dalë në rrjetet sociale. Shumë nga këto video, që kanë qindra mijëra shikime, janë në fakt të rrejshme në rastin më të mirë.

Teksa shumë video të hedhura nga qytetarët janë reale, ka një numër klipesh që në fakt tregojnë pamje që tregojnë pë ndodhi të viteve të kaluara apo ushtrime ushtarake të kryera më parë. Shumë prej këtyre videove po postohen nga përdorues në rrjetet sociale, të cilët nuk i kontrollojnë apo verifikojnë këto video.

BBC ka mundur të verifikojë një video me qindra mijëra klikime, ku përshkruhej se parashutistë rusë shihen në Ukrainë. Video është hedhur fillimisht online në vitin 2016. Si raporton BBC, disa video i përkasin luftës Rusi-Ukrainë të vitit 2014, disa video i përkasin luftës në Libi në 2011 e madje edhe një shpërthim që ndodhi në Bejrut në vitin 2020.

Pjese nga artikulli i BBC

Një ish ambassador ukrainas në SHBA, kishte përcjellë një video në Twitter, pamjet e të cilës thuhej se ishin marrë nga Mariupol, por një version i të njëjtit klip ishte ngarkuar në Tik Tok shumë javë më parë, duke treguar një vetëtimë që po godiste një stacion elektrik.

“Por duket se Twitter po merr masa për të përballur përmbajtjen e rrejshme, pasi disa prej videove të provuara që janë të vjetra, janë hequr”-shkruan BBC.



Post Views:
5

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re