Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për mediat edhe pas mbylljes së seancës plenare që zgjati vetëm 15 minuta, duke thënë se kjo ndodh kur “Parlamenti shndërrohet në një bodrum të mafies”.
Kryedemokrati tha se Parlamenti po përdoret si një dyqan privat i partisë së krimit dhe se kjo ishte një ndër seancat më të turpshme.
“Ishte shumë e drejtë që në Parlament qe vijnë bosët e karteleve se këta, se ata janë të vërtet, këta janë shërbëtore të këtyre”, tha Berisha, duke iu referuar deputetëve socialsitë.
Sali Berisha: Kësaj i thonë kur Parlamenti shndërrohet në një bodrum të mafies. Nuk respektohet as Kushtetuta, as ligjet. Parlamenti përdoret si një dyqan privat i partisë së krimit dhe kjo ishte një ndër seancat më të turpshme.
Kur pas një farse elektorale të paprecedentë, në vend që qytetarët të dëgjonin të gjithë faktet, argumentet e opozitës dhe deputetëve se çfarë ndodhi më 11 maj, këta ja mbathin për disa minuta. Ja shihni.
Ishte shumë e drejtë që në Parlament qe vijnë bosët e karteleve se këta, se ata janë të vërtet, këta janë shërbëtore të këtyre. Ajo që duhet të garantoj shqiptarët është që të mbroj kauzën e drejtë të tyre për votën e lirë.