Në prani të Edi Ramës, Taulant Balla deklaroi para kamerave se mazhoranca mbështet edhe hapjen e listave, kërkesë kjo e opozitës parlamentare.

“Nga ana e opozitës parlamentare është ndërmarrë një iniciativë, që është në konformitet të plotë.

Sot në Komisionin e Ligjeve është bërë diskutimi në parim dhe them që pozicioni zyrtar i grupit të PS është që ne jemi dakord në parim me tre ndryshimet e propozuara, për të garantuar lehtësi në procesin e votimit të qytetarëve shqiptarë.

Na rezulton që shqiptarët duan jo vetëm të shprehin një votë për partinë, kryetarin e partisë, por duan dhe një votë parapëlqyese për njërin prej kandidatëve në listë. Ne e mbështesim në parim nismën e deputetëve të opozitës parlamentare.

Vlerësojmë se ky është një hap demokratizimi. Mendoj se PS gjithmonë ka qenë refleksion e asaj që do shumica e shqiptarëve. Në këtë këndvështrim ne mbështesim një hapje të listave”, tha Balla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re