Erion Veliaj fitoi sot mandatin e dytë në Bashkinë e Tiranës duke mbledhur 152 230 vota. Pas fitores kryebashkiaku falenderoi të gjithë qytetarët nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ku shprehej se tashmë që gara mbaroi do të përveshin mëngët për më shumë punë.

Pas fitores, edhe Ajola i ka kushtuar Veliajt një dedikim ku i shkruan se ai do të punojë me po aq përkushtim edhe 4 vitet që vijnë.

“E di se sa e çmon çdo vote, te çdo qytetari qe me 30 qershor doli nga shtepia dhe qetesisht shkoi te votoje per ty, ne vleresim te punes tende keto 4 vite. E di fort mire se kete mbeshtetje te madhe te njerezve ti e konsideron privilegj dhe se do te punosh me po aq perkushtim edhe 4 vitet qe vijne. Te dua edhe per kete”, shkruan Ajola.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re