Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar biznesmenin Gjergj Luca, i cili në bizneset e tij vendos në fasadë diktatorin Fidel Kastro dhe Ce Guevarën, të njohur për aktivitetet e tyre jodemokratike.

Biznesi në fjalë ndodhet në Gramsh, ku Luca ka ndërtuar një fabrikë të përpunimit të peshkut, ndërkohë që më herët biznesmeni ka vendosur dhe foton e Edi Ramës, në një prej resorteve të tij në qytetin e Elbasanit.

‘Famozi Gjergj Luca vendos ne fasaden e godines se ndermarrjes se tij ne Gramsh pllakaten me portretet e eterve mizor te Edvin Kristaq Xhelatit, diktatorit Kastro, aventurierit Çe Guevara. sb’, shkruan Berisha në postimin e tij në rrjetet sociale.

Mesa duket biznesmeni Luca paska një prirje drejt liderve autoritarë, pasi në të kundërt nuk shpjegohet kjo veshje e mureve të biznesit të tij me këto personazhe.

Kujtojmë se Luca është një nga biznesmenën e ”bekuar” nga qeveria, i cili ka vendosur monopolin e tij në biznesin e përopunimit të peshkut, duke shfrytëzuar gjithnjë lehtësira fiskale të shtetit ndaj tij, por edhe prona nën moton e “Shqipëria 1 euro”.

Marrëdhënia e tij me disa përfaqësues të PS-së është e njohur, ku lokali i tij në Elbasan, në disa raste është shfrytëzuar si vend takimi për të majtët, dhe për mbledhjet e Ramës me deputetë e kryetarë Bashkisë.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re