Katërmbëdhjetë anëtarë të klubi të Salernitanas, përfshirë lojtarë dhe staf, përfunduan në spital pasi u kthyen nga transferta me Sampdorian.
Ekipi i Kampanias doli në fushë në “Marassi” për ndeshjen e parë të play-off-it të Serie B kundër Sampdorias, të cilën ekipi ligurian e fitoi 2-0.
Pas ndeshjes, ata morën një fluturim çarter për në Salerno-Costa d’Amalfi. Megjithatë, gjatë udhëtimit, disa lojtarë dhe anëtarë të stafit u ndjenë keq. Me të mbërritur në aeroport, u thirrën disa ambulanca, të cilat transportuan 14 persona në spital.
Dyshohet se janë helmuar nga ushqimi pasi grupi kishte konsumuar një drekë të paketuar (oriz) të përgatitur në qytetin Ligurian. Më pas numri i të sëmurëve u rrit në 16. Deklarata në lidhje me incidentin iu bënë policisë, e cila tani mund të fillojë hetimet e rastit.