Skip to content

Pas përplasjes fizike, Top Channel largon nga “Wake Up”, Enxhi Nasufin dhe Neada Muçajn

900 0 1763039642x6431aa8a b0e2 43ca 8af6 6ac729e60df1 314

Top Channel ka larguar nga emisioni i mëngjesit “Wake Up” dy moderatoret, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj.

Ky vendim i drejtuesve të televizionit ka ardhur pas konflikteve të vazhdueshme mes moderatoreve.

VoxNews ka mësuar se raportet mes Enxhit dhe Neadës kanë qenë të tensionuara, aq sa situata degradoi deri në përplasje fizike.

Fatkeqësisht, konflikti nuk është ndalur më vetëm te fjalët.

Gjatë transmetimit të fundit, ftohtësia mes vajzave ishte e dukshme, ndërsa Blendi përpiqej të mbante balancën mes tyre.

Treshja e mëngjesit në Top Channel, Blendi Salaj, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj ishin zërat me të cilët nisnin ditën të gjithë të apasionuarit pas radios apo te tjerë që nuk kanë kohën e mjaftueshme për tu ulur përpara ekranit./Vox News