Mali i Zi dhe Kina kanë arritur marrëveshjen për të sjellë në vendin fqinj një sasi dozash vaksine Sinofarm kundër virusit Covid-19.

Lajmi bëhet me dije nga Ministria e Shëndetësisë së Malit të Zi, që po ashtu bënë me dije se sigurisht që vaksina e parë që do të futet në vend është me origjinë europiane, bëhet fjalë për vaksinën Pfizer.

Për më tepër, ministria e vendit fqinj siguron qytetarët se po vazhdon gjithashtu bisedimet brenda nismës Covax, në mënyrë që qytetarët të kenë në dispozicion vaksina të mjaftueshme, që imunizimi kundër COVID-19 të jetë në një nivel të lartë.

Të mërkurën, Mali i Zi raportoi 351 raste të reja me koronavirus dhe nëntë viktima.Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, Mali i Zi ka konfirmuar mbi 56.579 raste me koronavirus. Prej tyre 749 pacientë kanë vdekur.

Mali i Zi po vazhdon gjithashtu bisedimet brenda nismës Covax, në mënyrë që qytetarët të kenë në dispozicion vaksina të mjaftueshme , që imunizimi kundër COVID-19 të jetë në një nivel të lartë, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetit në Mal të Zi. Serbia mori disa ditë më parë 1 milion doza të vaksinës Sinofarm duke u bërë vendi i parë në kontinentin e Europës që merr vaksinën kineze.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re