Opozita jashtëparlamentare ka vendosur që të bojkotojë mbledhjen e radhës për Reformën Zgjedhore, që do të mbahet ditën e nesërme.

Vendimi u morr gjatë takimit që kreu i PD-së Lulzim Basha thirri në selinë blu mbrëmjen e sotme me aleatët dhe ish-deputetët e PD.

Ky vendim vjen pas shembjes së Teatrit Kombëtar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Më herët Basha paralajmëroi aksion opozitar.

Ishte opozita jashtëparlamentare që kërkoi që mbledhja për Reformën Zgjedhore të bëhej sa më parë, por dita e sotme e ka tensionuar situatën.

Gjithashtu, kryetari i PD-së, mblodhi sot në orën 20:30 Kryesinë dhe Grupit Parlamentar të PD, mbledhje e cila vijon prej më shumë se një ore.

Partia më e madhe opozitare ka vendosur të mbështesë nga nesër protestat e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re