Ditën e somte është zhvilluar mbledhja e radhës e Këshillit Politik. Pas kësaj mbledhjeje, përfaqësuesit e maxhorancës dhe opozitës kanë treguar se nuk është arritur akoma një konsensus i plotë.

Bëhet e ditur se pika ku kanë ngecur diskutimet është përdorimi i teknologjisë në zgjedhje, pasi nga opozita kërkohet që teknologjia të shtrihet në të gjithë vendin.

Nga ana tjetër, maxhoranca shprehet se duhet bërë pjesë pjesë siç është dhe rekomandimi i ODIHR.

Ndërkohë maxhoranca kërkon që komisionerët e votimeve të zgjidhen nga administrata shtetërore, ndërsa opozita kërkon një formulë mikse, ku edhe partitë të kenë vëzhguesit e tyre.

Në mbledhjen e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore, që u zhvillua pak ditë më parë palët u dakordësuan për  periudhën zgjedhore nga 3 muaj, në 1 të vetëm.

Po kështu kanë rënë dakord për periudhën e votimit, ose në pranverë ose në vjeshtë dhe pati dakordësi edhe për kuotat gjinore. Palët janë zotuar që Reforma Zgjedhore do të përfundojë deri më 31 maj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re