I nxehti në Europë do të vijojë dhe këtë javë, ku do të regjistrohen temperatura mjaft të larta. Por medias franceze dhe ato britanike paralajmërojnë se mbas pak ditësh një pjesë e kontinentit mund të ballafaqohet me ndryshime gati ekstreme, ku përveç një ulje temperaturash, pritet të ketë dhe stuhi që do të shoqërohen me përmbytje. Kjo pasi një valë ajri e ftohtë do të depërtojë nga Atlantiku lindor në rajonet e Francës, Beneluksit, por edhe në Evropën Qendrore.

Ndërsa nga ana tjetër, raportohet se një valë e nxehtë në Evropën Lindore do të sjellë temperatura më të larta sesa këto aktualet. Është parashikuar gjithashtu që në mesjavë, temperatura ekstreme mund të priten dhe në Gjermaninë veriore, Danimarkë dhe Suedi jugore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re