Flamur Noka thotë se nuk ka asnjë pazar me Edi Ramën që Sali Berisha të merrte vulën dhe logon e Partisë Demokratike.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Noka u shpreh se nuk do të marrin pjesë në Komisionin e PS antikorrupsion. Ndërsa sa i takon amnistisë, deputeti demokrat thotë se “nuk bëhet pishman”.

“E vërteta është që ne për amnistinë nuk bëhemi pishman, nuk ka pasur marrëveshje. Janë bërë ndër vite amnisti. Amnistia kësaj radhe ka pasur zero përfitues nga ata. Nuk ka dhe as do të ketë pazare. Koha e pazareve iku ditën që ne shkarkuam Bashën nga kreu i PD. Kurrë nuk keni për ta parë Berishën në pazare”,tha Flamur Noka.

Pjesë nga debati

Eni Vasili: Ka një pakt më të gjerë Rama-Berisha që përfshin edhe vulën, që ka filluar me marrëveshjen Çuçi-Bardhi?

Flamur Noka: Është çështje profesionale gjithë kjo hamendësi, fantazi, gjithë kjo intrigë…Ndër gazetarë kanë funksionuar teoritë konspirative.

E vërteta është brenda PD. E vërteta është që ne për amnistinë nuk bëhemi pishman, nuk ka pasur marrëveshje. Janë bërë ndër vite amnisti. Amnistia kësaj radhe ka pasur zero përfitues nga ata. Nuk ka dhe as do të ketë pazare. Koha e pazareve iku ditën që ne shkarkuam Bashën nga kreu i PD. Kurrë nuk keni për ta parë Berishën në pazare. Cfarë është? Po ky moment për ne është një moment i madh refektimi. Hapi i parë, janë 105 mijë demokratë që i kanë qëndruar besnik logos. Puna është ti ftojmë që ti bashjkangjiten familjes politike. Hapi i dytë, opozita në këmbë për tu opërballur me regjimin.

Eni Vasili: Qëndrimi zyrtar i PD, do merrni pjesë në komisionin antikorrupsion apo jo?

Flamur Noka: Ne nuk marrim pjesë, po të merrnim pjesë ne do ta votonim atë.

Eni Vasili: Ka shanse që ju të bashkoni votat për të rishikuar trupën ligjore që ka SPAK?

Flamur Noka: Ne nuk jemi pjesë e komisionit dhe nuk do marrim pjesë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re