Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje gjykatësve që “mos lejoni banalizimin e kësaj veprimtarie kriminale” referuar hetimeve të Prokurorisë së Tiranës për skandalin e Onkologjikut ku uniformat e bardha bënin “pazari” me jetët e pacientëve me kancer.

Kreu i qeverisë theksoi se “nuk duhet të si në të kaluarën ku gjykatës kanë ngrënë turpin me ryshfet që kanë lënë të lirë vrasës që duhet të ishin në burg”.

Rama theksoi se “ne do të vazhdojmë punën tonë”, ndërsa theksoi se ndryshimet e propozuara në Urdhrin e Mjekut ku shkelja e protokollit mjekësor do të çojë edhe në ndalimin e aktivitetit të mjekut për gjatë gjithë jetën, janë hapa të duhur.

“Drejtësia e bëri punën e vet dhe kjo është e mira e vetme e kësaj të keqe tronditëse që doli në pah në shëmtinë e tmerrshme, i përgëzoj prokurorët dhe i bëj thirrje gjykatëseve të mos lejojnë banalizimin e asaj veprimtarie kriminale, siç ka ndodhur në të kaluarën që gjykatës kanë ngrënë turpin me ryshfet që kanë lënë të lirë vrasës që duhet të ishin në burg.

Ne do të vazhdojmë punën tonë. Ndryshimet e propozuara nga grupi i Ministrisë së Shëndetësisë, janë hapa të duhur”, tha Rama gjatë takimit me shefat e shërbimit në QSUT.

Lexoni edhe: Skandali te Onkologjiku sjell ndryshime në ligjin për Urdhrin e Mjekut, ministrja e Shëndetësisë prezanton masat e reja: Do t’u hiqet bluza e bardhë përgjithmonë nëse…

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re