Subscribe

Javën e ardhshme, parlamenti do të votojë kërkesën e Partisë Demokratike për shkarkimin e kryetares së kuvendit, Lindita Nikolla.

 

Këshilli i Legjislacionit ka vendosur t’i kalojë për shqyrtim seancës plenare dy raporte, atë të mazhorancës e cila është pozicionuar kundër shkarkimit të kryetares Nikolla, pasi sipas socialistëve ajo nuk ka kryer asnjë shkelje dhe raportin e opozitës, e cila gjykon se Lindita Nikolla ka shkelur kushtetutën dhe rregulloren, pasi u ka mohuar të drejtën e fjalës deputetëve të opozitës në dy seancat e kaluara.

 

Vetë demokratët nuk e lexuan raportin në mbledhjen e këshillit, pasi deputeti demokrat që e kishte hartuar atë, Gazment Bardhi, ishte përjashtuar.

 

DHURATA CUPI

 

DEPUTETE, PD

 

“Do të ndjekim të gjitha procedurat e vijuara më tej”

 

Por në këtë betejë të opozitës, rezultati është i qartë për të gjithë. Përballë një mazhorance që ka sot 78 deputetë, opozita nuk i ka votat për ta shkarkuar Lindita Nikollën nga posti i kryetares së kuvendit. Kështu që reagimi i tyre do të jetë protesta.

 

 

SAIMIR KORESHI

 

DEPUTET, PD

 

“Ky është një maskaradë që bëjnë, por ndoshta përgjigjen e marrin nesër.”

 

Për herë të parë në protestën e thirrur nga Sali Berisha, do të marrin pjesë të gjithë deputetët demokratë me përjashtim të Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re