Kryeministri Edi Rama komentoi lajmin se Parlamenti Evropian ka vendosur të hapë një zyrë në Shqipëri.

Sipas kreut të qeverisë kjo zyrë do të shërbejë si pikë kyçe e kontaktit mes PE dhe parlamenteve të vendeve të rajonit.

Po ashtu Rama ironizoi opozitën duke thënë se “si ka mundësi që PE hap zyrë në një narko shtet”?

“Është në krenarinë tonë të madhe që të bëhemi vend mikëprites së zyrës së PE në Tiranë, e cila do të shërbejë si pikë kyçe kontakti mes zyrës së PE dhe të gjitha parlamenteve në Ballkanin Perëndimor. Si ju duket kjo ju, që PE vendos të hapë zyrë në një narkoshtet?! Si ka mundësi, Sorosi i fshehur pas Roberta Metsola dhe PE që vazhdon lobon si diversant?!

PE konfirmon një strategji më të gjerë të BE dhe nga ana tjetër përcakton padiskutim Shqipërinë si një pikë referimi jashtë perimetrit të BE dhe si vendin që së shpejti do të jetë anëtar i BE”, tha Rama.

Hapja e zyres se PE

Në një deklaratë për shtyp, Parlamenti Europian thotë se kjo zyrë e re është një përgjigje ndaj tensioneve gjeopolitike të rritura dhe zhvillimeve të reja pas zgjerimit të Bashkimit Europian.

Sipas tyre, kjo do të shërbejë si një pikë kyçe kontakti midis Parlamentit Europian dhe aktorëve të tjerë në rajon.

“Në kontekstin e tensioneve të rritura gjeopolitike dhe momentit të rinovuar pas zgjerimit të BE-së, zyra e re e Parlamentit në Tiranë do të shërbejë si një pikë kyçe kontakti midis Parlamentit Evropian dhe parlamenteve kombëtare, shoqërisë civile dhe partnerëve lokalë në Ballkanin Perëndimor“, thuhet në deklaratë.

Zyra e Parlamentit në Tiranë do të fokusohet në promovimin e pozicionit të BE-së, veçanërisht në lidhje me procesin e pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe do të mbështesë reformat demokratike dhe institucionale në këtë rajon.

Ajo do të ndihmojë gjithashtu në organizimin e vizitave zyrtare nga eurodeputetët dhe forcimin e bashkëpunimit me aktorët e tjerë të BE-së dhe organizatat ndërkombëtare.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko