Skip to content

“Perandori” që humbi gjithçka! Dikur shkëlqente në Serie A, sot Adriano i zbathur dhe i dehur në rrugët e Brazilit

1730467504 adrianoleiteribeiro sd

Sot duket se Adriano është larg asaj që tifozët kanë parë në fushën e blertë

Tifozët e futbollit e njohin shumë mirë emrin e Adrianos (Adriano Leite Ribeiro), me nofkën ‘Perandori’ që shkëlqeu me Interin dhe Brazilin, duke u bërë makthi i shumë mbrojtësve në Evropë.

Ish-sulmuesi i famshëm i Brazilit dhe Interit, sot jeton në favelat braziliane shumë larg luksit. Ditët e fundit janë publikuar video të tij, ku 42-vjeçari shihet duke kërcyer zbathur në rrugë e duke konsumuar alkool dhe duke tymosur duhan.

https://twitter.com/i/status/1851562293135352240

I rrethuar nga miqtë e tij, Adriano është larg asaj që tifozët kanë parë në fushën e blertë. Mund të kishte një karrierë të mirë si drejtues, por shumat e mëdha të fituara nga fusha e blertë ka vendosur t’i shpenzojë në këtë mënyrë.