Këngëtari Alis Kallaçi me interpretimin e këngës “Nan” në skenën e Eurovision përcolli mbrëmjen e së enjtes emocion, energji dhe identitet artistik.
BBC i ka bërë jehonë performancës së Shqipërisë në Eurovision, duke e cilësuar interpretimin e Alis si emocional dhe të paharrueshëm.
Media prestigjioze vlerëson “Nan” për mesazhin e thellë që përcjell te publiku, teksa thekson se këngëtari Alis Kallaçi pushtoi skenën e Wiener Stadthalle me performacën e tij.
“Një këngë me një mesazh, Alis komandon skenën e Eurovision për Shqipërinë me një performancë emocionale të paharrueshme”, shkruan BBC.
Alis u duartrokit për performancën drithëruese, ndërsa në sfond të skenës shfaqej imazhi i artistes Rajmonda Bulku, një gjetje kjo e skenografisë që lidhet me portretin e nënës shqiptare dhe mesazhin thelbësor të kësaj kënge.
Lista e 25 shteteve që do të performojnë në finalen e madhe:
Greqi: Akylas – Ferto
Finlandë: Linda Lampenius x Pete Parkkonen – Liekinheitin
Belgjikë: ESSYLA – Dancing on the Ice
Suedi: FELICIA – My System
Moldavi: Satoshi – Viva, Moldova!
Izrael: Noam Bettan – Michelle
Serbi: LAVINA – Kraj Mene
Kroaci: LELEK – Andromeda
Lituani: Lion Ceccah – Sólo Quiero Más
Poloni: ALICJA – Pray
Shqipëria: Alis – Nan
Australia: Delta Goodrem – Eclipse
Bullgaria: Dara – Bangaranga
Çekia: Daniel Zizka – CROSSROADS
Danimarka:Søren Torpegaard Lund – Før vi går hjem
Malta: AIDAN – Bella
Norvegjia: JONAS LOVV – YA YA YA
Qipro: Antigoni – Jalla
Rumania: Alexandra C?pit?nescu – Choke me
Ukraina : LELÉKA – Ridnym
Austria:COSMÓ – Tanzschein
Itali: Sal Da Vinci – Per Sempre Sì
Franca: Monroe – Regarde
Mbretëria e Bashkuar: LOOK MUM NO COMPUTER – Eins, Zwei, Drei
Gjermania: Sarah Engels – Fire
