Një apartament është përfshirë nga flakët e zjarrit këtë të premte në lagjen “Aqif Pasha” në qytetin e Elbasanit.
Përfshihet nga flakët apartamenti në Elbasan
Bëhet fjalë për një apartament në katin e dytë të një pallati. Për fat të mirë pa dëme në njerëz.
Burime bëjnë me dije se vatra e zjarrit është shfaqur në ambientet e kuzhinës dhe më pas është përhapur në ambientet e tjera të apartamentit .
Në vendngjarje shkuan ekipet zjarrfikëse që bënë të mundur neutralizimin e zjarrit.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga rrjedhja e gazit .