Një banesë është përfshirë nga flakët në Shkodër duke bërë që zjarri të përhapej edhe në dy shtëpi ngjitur me të.

Raportohet ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg” rreth orës 00:55, ku zjarri ka rënë zjarr në banesën dykatëshe në pronësi të 51-vjeçarit me iniciale L .T..

Si pasojë janë përfshirë nga zjarri edhe tri banesa të tjera ngjitur me të, në pronësi të shtetasve me iniciale T. K., dhe L. K. ndërsa tjera ishte shtëpi e pabanuar.

Zjarrfikësit, së bashku me Policinë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë evakuuar banorët dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

 

 

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 00:55, në lagjen “Skënderbeg”, ka rënë zjarr në një banesë dykatëshe në pronësi të shtetasit L .T., 51 vjeç.

Si pasojë janë përfshirë nga zjarri edhe tri banesa të tjera ngjitur me të, në pronësi të shtetasve T. K., L. K. dhe një banesë e pabanuar.

Zjarrfikësit, së bashku me Policinë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë evakuuar banorët dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re