Është përfshirë nga flakët ish-magazina shtetërore në Kamëz, rreth orës 01:40 në rrugën “Skënderbej”.

Brenda ndërtesës ka dyqane me rroba, fastfood, dhe me materiale plastike.

Zjarri është fikur ndërsa si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, së bashku me ekspertët zjarrfikës, po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Njoftimi i policisë:

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 01.07.2024, rreth orës 01:40, në rrugën “Skënderbej”, ka rënë zjarr në një ish-magazinë shtetërore, brenda së cilës ka dyqane me rroba, fastfood, dhe me materiale plastike.

Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, së bashku me ekspertët zjarrfikës, po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re