Përfundon seanca për ish-Ministrin Saimir Tahiri. Prokuroria kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Apelit të Posaçëm.

Në seancën e sotme Tahiri nuk ka preferuar të flasë dhe ia ka lënë gjithçka avokatit të tij, Maks Haxhia.

Ky i fundit, kërkoi prishje e vendimit për shkak të shkeljes së procedurave dhe shqyrtimin e dosjes në gjykatën e Apelit të Posaçëm, por nga një tjetër trupë gjykuese. Vendimi do të jepet në orën 13:00.

Po ashtu, Gentian Rumano, avokati i ish-drejtorit të policisë së Vlorës Jaeld Çela kërkoi prishjen e vendimit të Apelit dhe shqyrtim ne Gjykatë të Lartë për pafajësi nëse nuk pranohet kjo kërkesë atëherë çështja të rikthehet për rigjykim në shkallë të parë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re