Ka përfunduar procesi i blerjes së Alpha Bank Albania, nga OTP bank, e cila po ashtu operon në vendin tonë vitet e fundit.

Mediat greke njoftojnë se OTP ka blerë 100% të aksioneve, ndërkohë që thonë se në këtë proces shitje ka pasur një interes shumë të madh të investitorëve vendas dhe të huaj.

Marrëveshja e nënshkruar me OTP-në, sipas tyre, ka tejkaluar pritshmëritë e paraqitura në planin strategjik të Alpha Bank “Project Tomorrow”, për sa i përket çmimit dhe është plotësisht në përputhje me angazhimin e Grupit për fokusim në tregjet kryesore.

Grupi Alpha Bank përfundoi transaksionin, duke arritur një çmim dukshëm më të lartë krahasuar me transaksionet e mëparshme në Shqipëri.  Çmimi i rënë dakord për shitjen e bankës ka qenë 55 milionë euro kundrejt 30 milionë eurove që kishte qenë plani fillestar.

Fondet që do të përfitohen nga shitja e bankës greke në Shqipëri do të kanalizohen në Greqi, Rumani dhe Qipro.

Transaksioni do të krijojë një grup të fortë bankar në Shqipëri, me pjesë tregu prej rreth 11% për sa i përket aktiveve.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re