Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi është ndalur të flasë për mediat pas përfundimit të takimit në Kryesi mes Grupit të Dialogut dhe kryekomisionerit, Ilirjan Celibashi, për të cilin tha se ishte një takim i frytshëm.

Bylykbashi tha se ndër tjera u fol edhe për votën e diasporës, dhe ajo që kërkohet është thjeshtimi i procesit për emigrantët, në mënyrë që të mos jenë vetëm 18 mijë shqiptarë që të kenë të drejtë e votës, të cilët janë regjistruar, por 1 milion e 800 mijë.

Ai shtoi tha se u diskutua edhe për mënyrën se si mund të realizohet, ku më e pranueshmja ishte ajo me postë.

Bylykbashi: 

Në lidhje me votën e Diasporës ishte me rëndësi përgjigjet e komisionerit, i cili dha një seri përgjigjes, që shkojnë në linjë me atë që kërkon opozita. Thjeshtimin e regjistrimit të zgjedhësve që jetojnë jashtë vendit, në mënyrë të që të kenë mundësi më shumë se 18 mijë shqiptarë që janë regjistruar nga ministria.

Eshtë qesharake që sot kanë të drejtë vetëm 18 mijë shqiptarë, nga ndoshta 1 milion e 800 shtetas me të drejtë vote.

Nëse i referohemi Kushtetueses janë 1.2 milion zgjedhësh që e kanë këtë të drejtë.

Neve diskutuam opsione te ndryshe, ajo që deri me sot ka ecur është sistemi i votës me poste, po ligji aktual e lejon edhe votimin elektronik, si Estonia.

Diskutuam edhe mundësinë e votimit me  poste, ku kërkesa jonë është që nëse aplikohet kjo të jetë një mekanizëm i besuseshëm, nërpmjet një  poste ndërkombëtare, të cilët mund të garantojë që fletët e votimit të vijnë në KQZ pa kaluar nga posta shtetërore.

E rëndësishme është që procesi ty jetë i hapur pëe të gjithë ata që janë jashtë vendit, pa filtër. Më pas e ushtron apo jo të drejtën e votës, të mbetet në dorën e tyre.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re