“Racizmi dhe urrejtja e bazuar në fe nuk mund të kenë vend në Francë. Liria e fesë nuk mund të shkelet”, shkroi presidenti francez Emmanuel Macron në një postim në rrjetin social X në komentet e tij të para mbi vrasjen tragjike në një xhami, duke ofruar mbështetje për “bashkëqytetarët myslimanë”.

Ministri i Drejtësisë Gerald Darmanin dënoi “vrasjen e tmerrshme” e cila “plagos zemrat e të gjithë besimtarëve, të gjithë myslimanëve në Francë”.Ne qëndrojmë krah për krah me familjen e viktimës dhe besimtarët e tronditur”, tha ai. “Burimet qeveritare po mobilizohen për të siguruar që vrasësi të kapet dhe të ndëshkohet.”

Ministri i Brendshëm Bruno Retailleau ka njoftuar se do të udhëtojë për në La Grand-Combe. Grupi i fushatës SOS Racisme tha se do të merrte pjesë në një marshim “kundër islamofobisë” në La Grand-Combe.

Të majtët, thirrje për protesta

Disa anëtarë të shquar të partisë së ekstremit të majtë La France Insoumise u kanë bërë thirrje njerëzve të marrin pjesë në protesta, përfshirë anëtaren e Parlamentit Evropian dhe aktivisten e të drejtave palestineze Rima Hassan dhe udhëheqësen e Partisë së Gjelbër Marine Tondelier.

Autoritetet thonë se një i ri i dyshuar për vrasjen e një besimtari mysliman në një xhami në Francën jugore mbetet në arrati, në një incident që kryeministri Francois Bayrou e përshkroi si “islamofobik”.

Të dy personat ishin vetëm në një xhami në La Grand-Combe, një ish-qytet minierash në rajonin Gard, të premten kur viktima u godit me thikë për vdekje. Sulmuesi dyshohet se e ka filmuar sulmin me telefonin e tij dhe gjithashtu ka filmuar dhe viktimën teksa po vdiste, një emigrant nga Mali.

Një jo-musliman me origjinë boshnjake

Një burim pranë çështjes, i cili dëshironte të mbetej anonim, tha se autori i dyshuar i krimit, megjithëse nuk u arrestua, u identifikua si një shtetas francez jo-musliman me origjinë boshnjake, raportoi agjencia e lajmeve AFP.

Autori bënte sikur falej, me malianin që e mirëpriti në xhami dhe që me ç’duket po e orientonte se si të falej, duke e konsideruar si një të ri me interes për besimin, pra ritet islame. Por në një moment, i riu e goditi viktimën me thikë rreth 50 herë përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes. Trupi u gjet më vonë në mëngjes, kur besimtarë të tjerë mbërritën në xhami për lutje. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko