Kreu i qeverisë, Edi Rama, pas skandalit në spitalin e “Onkologjikut” u shpreh se përgjëgjegjësia është individuale.

Kryeministri theksoi se “veprimtaria kriminale e atij grupi keqbërësish nuk e hedh përpjekjen tonë për të shndërruar sistemin shëndetësor në një sistem shërbimesh funksionale”.

Rama ka ndarë përvojën e tij në QSUT ku u shpreh se “kam dalë i mbresuar nga shërbimi i vajzave të reja infermiere, mjekët s’po i diskutoj sepse do të thonë te ka shërbyer ty.”

Kreu i qeverisë tha se një profesionist kuptohet nëse di ta bëjë punës sado servil të jetë.

Teksa u dha porositë shefave të shërbimit në QSUT, Rama theksoi se niveli i empatisë lë shumë për të dëshiruar në sistemin tonë shëndetësor.

 

Rama: Jam këtu sot për të thënë që veprimtaria kriminale e atij grupi keqbërësish, njësoj si historia e paharrueshme e Tixhes, nuk e hedh përpjekjen tonë për të shndërruar sistemin shëndetësor në një sistem shërbimesh funksionale. Kjo që ndodh na bën më të vetëdijshëm për gjërat që duhen bërë akoma,

Përgjegjësia e tyre është individuale. Por përgjegjësia juaj që drejtoni këtë kompleks spitalor është të vëzhgonin për funksionin e përditshëm të strukturës dhe për të shtyrë çdo hap reformimin

Kam qenë pacienti juaj për 2-3 ditë pavarësisht se lëvizja me vështirësi përpiqesha të kuptoja ç’ndodhte jashtë zonës ku isha. Kam dalë i mbresuar nga shërbimi i vajzave të reja infermiere, mjekët s’po i diskutoj sepse do të thonë te ka shërbyer ty.

Një profesionst kuptohet nëse di ta bëjë apo jo një gjë, sado servil të jetë nuk e bën dot sjelljen e duhur profesionale. Ato vajza janë thesar i këtij spitali.

Niveli i empatisë lë shumë për të dëshiruar në sistemin tonë shëndetësorë.

Kjo që ndodhi nuk duhet të kishte ndodhur, por është një e keqe e madhe për të kuptuar se çfarë të mirash do të prodhojë. Kam besim sidomos tek ata që kanë për ti dhënë nga eksperienca e tyre më të rinjve, por kam besim tek më të rinjtë për të ndërtuar një kulturë empatie, nuk kushton asgjë, fare.

Ky spital quhet ‘Nënë Tereza’, nuk po kërkoj që të bëheni si ajo, por që të mos harroni emrin e këtij spital dhe ka një arsye për këtë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re