Komisioni Evropian thotë se vaksina ruse Sputnik V nuk është pjesë e strategjisë së vaksinimit të BE, dhe as që prodhuesit e saj po diskutohen për t’u përfshirë në strategjinë e BE.

Shtohet se prodhuesi rus i Sputnik V është në kontakte me Agjencinë Evropiane të Barnave në lidhje me vlerësimin e kësaj vaksine.

“BE ka një treg për vaksinat që i nënshtrohet kushteve të rrepta dhe nga të cilat vaksinat mund të vijnë pa marrë parasysh se ku plotësojnë kriteret. Nga ana tjetër, ekziston një strategji e vaksinimit mbi bazën e së cilës janë zgjedhur ndërmarrjet dhe janë nënshkruar kontratat e vaksinës, dhe ne nuk jemi në bisedime me prodhuesit e Sputnik V për t’u bashkuar me strategjinë tonë,” thotë zëdhënësi i KE Eric Mamer.

Zhvillimi i vaksinave

Komisioni Evropian shton se vaksinat që janë pjesë e strategjisë së BE nënkuptojnë procesin e investimeve të BE-së në zhvillimin e vaksinave dhe kapacitetet prodhuese në territorin e Bashkimit Evropian.

Në të njëjtën kohë, theksohet se shtetet anëtare kanë mundësinë të bien dakord në mënyrë bilaterale për marrëveshjet me prodhuesit e vaksinave që nuk janë të mbuluara nga strategjia e BE dhe të marrin përgjegjësinë për përdorimin e këtyre vaksinave ekskluzivisht në territorin e tyre.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re