Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda e cila akuzohet për korrupsion. Po ashtu e njëjta masë sigurie është dhënë edhe për dy avokatet, Florida Beun dhe Majlinda Hasanin.

Në dosjen e SPAK të që ka siguruar abcnews.al, janë zbardhur përgjimet mes tre të arrestuarave. Në dosje thuhet se Voda ka premtuar të punësojë Florida Beun duke i marrë asaj një shumë prej 1 mijë eurosh, një telefon dhe një arkë peshk. Personi lidhës mes tyre ishte Majlinda Hasani.

Në përgjimet e zbardhura nga abcnews.al flitet se arka me peshk ishte e freskët dhe peshk deti që kushtonte 300 mijë lekë.

Pjesë nga përgjimet:

Majlinda: Jo , jo do ja them unë e di ajo po e thashë unë ka vdekur ajo punë edhe po se dhe ti e di ajo, ja jap nga xhepi im unë.

Florida: A janë për tu dhënë, a do e bëjë ajo. Ajo do e bëj që do e bëj.

Majlinda: Prit njëherë, ta bëj nuk jepen të gjitha për njëherë. Telefonin për “8 mars”. Ishte shumë tha ajo e dëgjove edhe për peshkun që i thashë unë peshk deri i shtrenjtë.

Florida: E dëgjova, ai me të vërtetë se një arkë që do i çojmë ne do i them vëllait t’ja bëj tamam i shkon te 300 mijë lekë pse ca kujton ti se është lirë.

Florida: Unë të thash ty do na duhet mos ta lejmë kështu, hë kur të bësh punën se sa i dhamë një mijëshen shkoj me vrap ajo atje.

Majlinda: Shumë keni dhënë.

Florida: Kështu që prandaj të thash unë/ Abcnews/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re