Një përleshje fizike ka ndodhur mes analistit Ilir Demaliaj dhe ish-deputetit Kujtim Gjuzi. Ka qenë analisti që ka goditur me shkelm aleatin PD në koalicionin “Shqipëria Madhështore”, ndërsa shihet një person i tretë që tenton t’i ndajë.

Ende nuk dihet arsyeja e konfliktit mes tyre, por sipas Demaliaj, Gjuzi ka qenë ai që e ka ngacuar në rrjete sociale dhe i ka përmendur familjen.

“Më ka ngacmuar me shkrime në FB, duke më përmendur familjen time. Dhe i kërkova arsyen pse shkruan kundër familjes kur u hasëm, dhe ndaj agravoi situata”, është shprehur Demaliaj.

Kurse kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, ka reaguar duke thënë: “Filloi të më fyejë, i thashë se unë jam në kafe me njerëz… më sulmoi, por u tërhoqa sepse nuk doja të merrja goditje. Doli dhe kryetarja përpara, ai nuk ndaloi, më pas ika në holl, ndërhynë badigardët e Hotel Tirana dhe çdo gjë u shua. Ishte tentativë për të grushtuar dhe sulmuar, por unë ruajta qetësinë.”

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko