Rreshjet e dendura të shiut kanë përmbytur njësinë administrative të Sukthit në Durrës.

Për shkakt të shiut intensiv, dhjetëra hektarë tokë në fshatin Vadardhë janë nën ujë. Përmbytjet kanë përfshirë edhe banesat, ndërsa banorët janë larguar te të afërmit e tyre për t’i shpëtuar gjendjes së rënduar.

Shkodra, Durrësi, Lezha dhe Vlora janë qytetet më problematike për sa i përket përmbytjeve në vend. Këto qytete janë prej dy ditësh të përmbytura për shkak të reshjeve të shumta. Moti i keq ka pushtuar vendin duke shkaktuar përmbytje, dalje të lumenjve nga shtrati dhe izolimin total të fshatrave të tëra për shkak të dëborës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re