Një aksident i rëndë ka ndodhur  në autostradën Milot-Mamurras, ku një automjet është përplasur me trafikndarësen sipasojë e shpejtësisë së lartë dhe më pas ka shpërthyer në flakë.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar rëndë dy personat që gjendeshin në automjet,  të cilët janë transportuar me urgjencë për në spital. Mësohet se drejtuesi I mjetit, shtetasi Enver Lika është transportuar drejtspitalit të Traumës në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur afër kryqëzimit të Laçit në autostradë dhe fillimisht u raportua se personat ishin bllokuar në automjet gjatë kohës që ai ishte në flakë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re