Drejtori i gazetës Telegraf, Ëngjëll Musai ka qenë një prej të ftuarve në panelin e diskutimeve në emsionin “Aktualitet” në Fax News.

Ndërsa është diskutuar për ngjarjet aktuale, ku tema më e debatuar është legalizimi i kanabisit, Musai shtroi ndër të tjera probleme të cilat shkaktoheshin pikërisht nga përdorimi i kësaj lëne narkotike dhe asaj që quhet “vaji i kanabisit”.

“Problemi është se kanabisi ka edhe probleme të tjera, se ne po diskutojmë këtu pjesët e qejfit qoftë në formën e cigares qoftë në përdorimin e vajit. 12% të të intelektit të trurit ta heq, të shkakton probleme me memorien, krijon probleme sterilizimi tek meshkujt sidomos tek testikujt, krijon probleme të abortit të pavullnetshëm masiv tek femrat, probleme të rëndësishme tek gratë shtatzanë. Kjo nuk është vetëm për marijuanën por edhe për kanabisin. Mund të përdoret në një kohë stresi apo krize, por ky është problemi sesi të kontrollohet kjo gjë. Këtë po diskutojmë këtu nëse ne e kemi këtë mundësi në Shqipëri”– u shpreh Musai ndër të tjera.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re