Kuvendi ka nisur me një minutë heshtje për 80-vjetorin e gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, kërkuar nga kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Në fjalën e tij, Idrizi tha se edhe pse kanë kaluar kaq kohë gjenocidi nuk është harruar, pasi ai nuk ka moshë, duke theksuar se memoria e një kombi është më e madhe se memoria e një njeriu.

Ai tha se nuk fajëson popullin grek për këtë spastrim etnik por politikën e kohës dhe qëndrimi ne sotëm pasi asnjë prej qeverive nuk ka marrë përsipër ta shohë në sy krimin e të parëve të tyre ndaj të parëve tanë.

Idrizi tha se është e çuditshme se si Greqia evropiane shpall heronj njerëz kriminelë dhe bën eurodeputetë njerëz me tre emra dhe tre dënime

Shpëtim Idrizi: Ket vit u mbushën 80 vjet, kur u masakruan u vrane dhe shpërngulën shqiptaret e Çamërisë nga trojet e tyre. Nga spastrimet etnike me te egra,

Shumë mund të thonë që ka kaluar shumë kohë dhe kjo gjë është harruar. Por gjenocidi  nuk ka moshë.

Unë dhe kolegët e mi deputet jemi këtu për të gjithë që memoria e një kombi është më e madhe se memoria e një njeriu. Ajo shkon nga brezi në brez.

Jam këtu për ta sqaruar dhe për ta dhënë akoma me më shumë forcë, sepse masakrat ndaj të parave tanë ne nuk falim, nuk i harrojmë por i nderojmë sot dhe ne cdo ditë.

Thuhet që një popull që harron, është një popull që vdes. Ne e kemi sfiduar harresën dhe sot gje rastin të falenderoj kolegët e mi që morën pjesë në seancën përkujtimore për 80 vjetorin  e shqiptarëve të Camerisë.

Ne nuk fajësojmë sot popullin grek, por politikën zerviste të kohës dhe padyshim edhe qëndrimin e sotëm kur shohim që asnjë qeveri greke nuk mori përsipër të shohë në sy krimin e të parëve të tyre mbi të parët tanë.

Askush nuk mund të shkeli mbi të drejtën e jetës, e pra kanë 80 vite që shkelin mbi jetët tona të humbura. Për absurditet përdorin togfjalëshin “cështja Came nuk ekziston”.

Duhet t’i vijë turp kujtdo individi që në kohën tonë e në një vend evropian si Greqia gjejnë guximin të shkelin mbi viktimat e të bëjnë herojn kriminelët. E cuditshme se si Greqia kriminel si Napolon Zerva i shpall heronj, kurse njeriun me tre emra dhe tre dënime për burg e bën eurodeputet.

Por kjo është Greqia evropiane, ka 84 vjet që mban në këmbë ligjin e luftës dhe jo vetëm mohon gjenocidin mbi shqiptarët, por mohon edhe ekzistencën tonë.

Nga mos dënimi i spastrimit etnik, nga mbajtja në këmbë e ligjit të luftës nuk vjen asgjë e mirë.

Jam këtu për t’i dhënë zë mijera viktimave të pafajshme. Jemi këtu për t’i dhënë ze mbi 300 mijë shqiptarëve të Camërise mbi të cilët  vazhdon shkelja e të drejtave të njeriut.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re