Pesë ditë pas aksidentit të rëndë, ka ndërruar jetë në spitalin e Sarandës Latif Latifi, banor i fshatit Gjashtë.

67-vjeçari Latifi u plagos rëndë në datën 1 nëntor në aksin rrugor Shkallë-Livadhja, në vendin e quajtur “Ura e Bogazit”.

Automjeti që ai ishte duke drejtuar është përplasur me disa bagëti të imta, dhe si pasojë u plagos rëndë. Pavarësisht përpjekjeve, ai nuk mund t’i mbijetonte plagëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko