Vetëm 24 orë pas rrëfimit të Babis Anagnostopulos për mbytjen pa mëshirë të gruas së tij, Caroline në Glyka Nera, babai i pilotit 32-vjeçar “thyen” heshtjen e tij.

Duke folur për Alpha, babai i Babis Anagnostopulos rrëfeu se ai humbi dy fëmijë dhe se ai po përpiqet që fëmija e e çiftit të mos ketë të njëjtin fat.

“Fëmija është me ne. E gjithë ajo që na intereson tani është fati i këtij fëmije dhe duam të jemi sa më të përqendruar në të. Si baba tani, kam humbur dy fëmijë. Mundohem të mos kerë të njëjtin fat fëmija që nuk është fajtor për asgjë”, tha babai i pilotit 32-vjeçar.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re