Të armatosur rëndë, me veshje e maska efektivë të FNSH-së dhe policisë Fierit kanë ushtruar kontrolle të befta nëpër lokale të dyshimta në Fier, në njërin prej të cilëve është ndaluar dhe një personazh i njohur.

Bëhet fjalë për 42-vjeçarin Ilir Boriçi, ndaj të cilit rëndojnë disa akuza. Policia ka gjetur dy pistoleta si dhe një shpatë gjatë kontrollit në lokalin e Boriçit. “BalkanWeb” sjell pamje nga kontrollet dhe arrestimet e kryera nga policia.

Kontrollet janë kryer në lokale dhe ambiente të ndryshme si edhe në akset rrugore kryesore e dytësore të qytetit të Fierit dhe Lushnjes.

Shtetasi i lartëpërmendur është arrestuar nga Policia 5 herë për veprat penale “Tentativë vrasje”, “Kanosje”, “Shkatërrim prone” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Aktualisht ky shtetas ishte në masën “Detyrim paraqitje” për veprën penale “Armbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Shkatërrim prone”.

Gjithashtu, po në kuadër të kontrolleve të ushtruara u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Said Dervishi, 25 vjeç, banues në Lushnje.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Ky shtetas, 04.09.2018 në kodrat e fshatit Zhamë, gjatë një konflikti për motive pronësie ka qëlluar disa herë me armë zjarri automotik drejt vëllezërve N.M dhe H.M.

(m.k/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re