Gazetari Armand Bajrami komentuar skandalin te Onkologjiku në QSUT ku tha se tre çështjet që po hetohen janë; transferimi i pacientëve në klinikën private, nxjerrja e ilaçeve të farmacisë së spitalit në farmaci private, si dhe mos vënia në funksion të pajisjes së kobaltit.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Bajrami u ndal duke folur për pajisjen  kobaltit duke thënë se “kjo pajisje nuk është vënë në funksion prej vitit 2021, ndërkohë që problematikë shumë të theksuar krijon fakti se kjo pajisje çliron radio-aktivitet dhe nuk është vendosur në ambientin e duhur, në një dhomë bunker, ndërsa është lënë në dhomë normale”.

Ndër të tjera ai zbuloi se në pjesën e dosjes së prokurorisë është edhe shqetësimi i ngritur nga mjekët në një grup ‘Whatsapp’, por që nga drejtuesit apo administrata e QSUNT, i thuhej që të linin specialistët që të flisnin.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re