Qeveria ka në plan ta bëjë më detyrim sigurimin e banesës nga tërmeti, duke krijuar një agjenci të posaçme shtetërore, e cila do të menaxhojë të gjithë procesin.

 

Por për ekspertin e ekonomisë Selami Xhepa, nevoja për një ligj të tillë është e domosdoshme, por nënvizon se problem mbetet mënyra e realizimit të këtoj objektivi.

 

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në Vizion Plus me Aleksandër Furxhi, Xhepa tha se shteti duhe të hartojë një projektligj për të gjitha fatkeqësitë natyrore dhe jo vetëm për tërmetet mbi 5 ballë të shkallës rihter.

 

Intervista e plotë:

 

Projektligji është ende në diskutim, në vetvete sigurimi sa është i dobishëm dhe sa është i reaizueshëm?

 

Është një emergjencë sigurimi i pronave të qytetarëve nga katastrofat natyrore  dhe në këtë kuptim, nevoja për një rregullim të ri ligjor të këtij problemi është mëse emergjent. Si iniciativë vlen për tu përshëndetur. Problemi mendoj se qëndron në mënyrën e realizimit të këtij objektivi. Deri tani problemi i projektligjit shqiptar është së pari  në objektin e veprimtarisë. Kur flasim për katastrofat natyrore, katastrofat nuk mund të kufizohen vetëm në tërmetet e shkallës 5 rihter, por janë edhe një sërë kategorish të tjera që janë po kaq të dëmshme dhe të rrezikshme për pronën dhe pasurinë. Nga pikëpamja e objektit të ligjit kam përshtypjen se ka nevojë që gama e fushës së veprimit të këtij projektligji të zgjerohet. Ashtu siç është edhe në praktikën e mjaft vendeve të tjera, përfshirë edhe vendet e BE. Problemi i dytë qëndron në mënyrën se si do të realizohet ky proces dhe këtu kemi disa çështje. Çështja e parë është në fushën e ndarjes së veprimtarisë midis asaj që do të mbulohet nga sektori privat dhe asaj që duhet mbuluar nga shteti. Dhe problemi i fundit është elementi ia gjencisë. Pra a është e nevojshme që ne të krijojmë një agjenci kostot e të cilës janë mjaft të lartaapo kjo agjenci mund të krijohet me rrjetin institucional aktual që kemi ne në fuqi. Këto elementë duhet të diskutohen dhe mendimi im personal është që projektligji ka nevojë për qartësi më të mëdha

 

Në fakt grupet e interesit, ankohen se agjencia shtetërore do t’iu hyjë në pjesë. Ata thonë se cënohen në lojën e ekonomisë së tregut. Sa qëndron ky pretendim?

 

Problemi është që edhe aktualisht një kategori e caktuar e investimeve në tregun e pasurive të paluajtshme ka policë sigurimi. Pra, de facto, të gjithë operatorët që punojnë përmes sistemit bankar i kanë pronat e garantuara dhe për shkak të mekanizmit të financimit. Në një farë kuptimi, ky treg ka praktikë e cila mund të zhvillohet më tej. Ajo që mund të bëj shteti, është që të hyjë si një konkurrent alternativ, sepse shteti edhe në praktikat e vendeve të tjera katastrofat natyrore nuk mbulohen as nga privati. Katastrofat natyrore mund të mbulohen nga programe të veçanta të qeverive. Është e nevojshme, që prona të ketë një politikë të detyrueshme sigurimi. Prona është private dhe duhet të mbulohet nga investimi privat. Shteti të jetë lojtar atje ku tregu është i pafuqishëm dhe pa qenë nevoja për tu krijuar një agjenci e posaçme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re