Skip to content

Plas keq mes Argjentinës dhe Brazilit, Milei: Lula da Silva është hajdut, financoi komplotin kundër nesh

b86aa7c ftp 1 zusqx30kwcfa 5712606 01 06 sd 1024x576

Presidenti i Argjentinës, Javier Milei, ka akuzuar të dielën qeveritë e Brazilit dhe Meksikës, si dhe Partinë Demokratike të Shteteve të Bashkuara, se kanë financuar një të ashtuquajtur “fushatë antiargjentinase” gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit 2026.

Këto deklarata të forta, të bëra gjatë një interviste për “Radio Mitre”, nuk u shoqëruan me asnjë provë konkrete nga ana e tij.

Sipas presidentit argjentinas, financuesi kryesor i kësaj fushate ka qenë qeveria braziliane, e cila pretendohet se ka mbuluar rreth 25% të fondeve. Milei shtoi se pjesë e kësaj nisme ishin edhe Meksika dhe Partia Demokratike amerikane, përfaqësuesit e të cilave i cilësoi si “krerë progresistë që nuk duan që idetë e lirisë të funksionojnë”.