Deputeti demokrat Tritan Shehu u shpreh në News 24 se Partia Demokratike dhe opozita po bëjnë një “rezistencë paqësore” ndaj deformimit të votës në zgjedhjet e 11 majit, ku PS dhe Edi Rama morën mandatin e katërt.

Shehu shtoi se PD po vijon me mbledhjen e provave dhe fakteve që heqin maskën e procesit të zgjedhjeve.

“Ka prova dhe fakte brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ajo që thotë Berishë është e vërtetë përditë dalin prova. Kjo është rezistencë paqësore ndaj deformimit të votës. Kjo do çojnë në heqjen e maskës së këtij procesi. Përveç PD nuk e bën askush tjetër. Përditë po grumbullohen materiale. Kanë filluar kontakte me të gjitha strukturat ndërkombëtare. Do vazhdojnë kontaktet. Jemi akoma në fillim të qershorit. Është një proces që po ecën hap pas hapi. Unë parashikoj një vjeshtë të fortë, politikisht e ashpër për të vendosur demokracinë në Shqipërinë për t’ju kundërvënë deformimit të votave.”

Moment kyç sipas Shehut është sensibilizimi i qytetarëve shqiptarë dhe institucioneve ndërkombëtare për manipulimin e votimeve në Shqipëri.

“Nëse flasim për drejtësinë shqiptare nuk kam besim. Asnjë akuzë, ku janë njerëzit e ndarë në qarqe për të nxjerrë problemet. Janë dy probleme: sensibilizimi i opinionit publik dhe sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar. Ka filluar puna dhe po ecën mirë.

Jemi në moment ballafaqimi, grumbullimi faktesh, po sistemohen dhe do çohen atje ku duhen çuar.”

Edhe në Gjirokastër, ku Tritan Shehu ishte drejtuesi politik qarku, sipas tij ishte i njëjti fenomen si në gjithë Shqipërinë, sa i përket përdorimit të administratës shtetërore dhe kanabisit.

“Ishte po ajo ecuri, ato karakteristika si në gjithë Shqipërinë. Po ajo tablo, përdorim parash, terrorizim mbi administratën, keqpërdorim i atyre që marrin rrogë shtetërore, përdorimi i kanabisit. Tablo ishte unike në gjithë Shqipërinë. Rezultatet që erdhën nga Greqia janë të pabesueshme. Është një proces zgjedhor krejt i deformuar.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko