“Jeta, edhe kur na rrëzon, ka mënyrën e saj për të na rikthyer edhe më të fortë”
Aktorja e njohur, Egla Ceno, ka ndarë një mesazh të ndjerë në profilin e saj në “Instagram”, duke reflektuar mbi dhimbjen dhe forcën e atyre që qëndrojnë pranë të dashurve të tyre në spitale.
Aktorja dhe regjizorja thekson se shpeshherë ka dhoma spitalesh që mbushen me më shumë lutje se sa kohë.

“Një përqafim të gjithë atyre familjarëve që po u drithërohet shpirti te koka e krevatit të njeriut të dashur”, shkruan Egla, duke shtuar se nuk jetojmë për ditët e lehta, por për mënyrën si përballemi me ato të vështirat.
Mesazhi i saj është një thirrje për forcë dhe shpresë: “Jeta, edhe kur na rrëzon, ka mënyrën e saj për të na rikthyer edhe më të fortë”.
